Fillimi LajmePolicia gjermane kërkon autorin 23 vjet pas vrasjes së të miturës

Policia gjermane kërkon autorin 23 vjet pas vrasjes së të miturës

nga Shekulli Agency

Policia në qytetin gjerman Grevenbroich ka kërkuar që rreth 900 meshkuj të paraqiten në polici për shkak të testit të ADN-së me qëllim të zbardhjes së vrasjes makabre të një vajze 11-vjeçare 23 vite më parë.

Vajza Claudia Ruf u rrëmbye, u përdhunua dhe u mbyt në vitin 1996, kurse trupi i saj u gjet në Euskirchen, 70 kilometra në jug të qytetit Grevenbroich.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se rreth 900 meshkuj të moshës midis 14 dhe 70 vjeç në kohën kur u vra Ruf, janë ftuar të bëjnë ekzaminimin e pështymës për të konstatuar ADN-në.

Megjithëse hetuesit në vitin 2010 kryen teste gjenteike tek 350 burra, vrasësi ende nuk është gjetur.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies