Fillimi LajmePolicia e Kosovës kryen bastisje në një bazë të armatimit në pjesën veriore

Policia e Kosovës kryen bastisje në një bazë të armatimit në pjesën veriore

nga Shekulli Agency

Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet e inteligjencës ka zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit në veriun e vendit.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se bastisja ka ndodhur në një shtëpi në Komunën e Zveçanit të banuar me shumicë nga komuniteti serb.

“Kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe. Deri më tani është zbuluar një sasi e madhe e armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv. Në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it”, theksoi Sveçla.

Ai tha se veriu i Kosovës hap pas hapi po shkon drejt normalitetit, ndërsa rendi dhe ligji nuk do të cenohet në asnjë cep të vendit.

Tutje, ministri kosovar tha se për dy dekada, veriu i Kosovës ka jetuar në ilegalitet, në një rend anormal, ku kanë gjetur strehë organizatat kriminale e kriminelët e financuar nga Beogradi.

“Kontrabandimi, hyrja ilegalisht e mallrave e armëve në Kosovë, ka prodhuar situatë shqetësuese edhe për qytetarët tanë në veri, të cilët të përballur me fuqinë e kriminelëve, kanë jetuar nën shantazh e presion të vazhdueshëm”, shtoi Sveçla.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies