Fillimi LajmePfizer në 2021 pret 15 miliardë dollarë të ardhura nga vaksina kundër COVID-19

Pfizer në 2021 pret 15 miliardë dollarë të ardhura nga vaksina kundër COVID-19

nga Shekulli Agency

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer njoftoi se këtë vit pret të fitojë rreth 15 miliardë dollarë të ardhura nga vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Pfizer shpalosi bilancin e saj lidhur me tremujorin e katërt të vitit 2020.

Bëhet e ditur se të ardhurat e kompanisë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar u rritën me 12 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019 duke u rritur në 11.7 miliardë dollarë.

Në deklaratën ku paraqiten edhe të dhënat lidhur me të ardhurat e kompanisë për vitin 2020, thuhet se të ardhurat e kompanisë Pfizer në vitin 2020 janë rritur me 2 për qind krahasuar me një vit më parë duke arritur në 41.9 miliardë dollarë.

Pfizer ka realizuar shitje prej 154 milionë dollarë në tremujorin e fundit të 2020 nga vaksina kundër COVID-19 që ka zhvilluar me kompaninë bioteknologjike gjermane BioNTech, thuhet në deklaratën në cilën vihet theksi se edhe në vitin 2021 pritet të fitohen rreth 15 miliardë dollarë të ardhura nga vaksina kundër COVID-19.

Të ardhurat që pritet të fitojë Pfizer në vitin 2021 mund të jenë nga 59.4 miliardë dollarë deri në 61.4 miliardë dollarë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies