Fillimi LajmePentagoni publikon pamjet e përplasjes së avionit rus me dronin amerikan

Pentagoni publikon pamjet e përplasjes së avionit rus me dronin amerikan

nga Shekulli Agency

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) publikoi një video, që sipas tyre tregon momentin kur avioni rus godet dronin amerikan mbi Detin e Zi të martën, raporton Anadolu.

Pentagoni ka publikuar pamjet, për siç thonë, se aeroplani rus ka hedhur karburant mbi dronin vëzhgues të Forcave Ajrore të SHBA-së teksa e intercepton atë në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi.

“Videoja prej 42 sekondash tregon një Su-27 rus që i afrohet pjesës së pasme të dronit MQ-9 dhe fillon të hedhë karburant. Hedhja e karburantit duket se ka për qëllim paaftësimin e instrumenteve të tij optike dhe ta nxjerrë atë nga zona”, tha Pentagoni.

Gjatë afrimit të dytë, i njëjti avion ose një tjetër avion luftarak rus që shoqëronte MQ-9 goditi helikën e dronit, duke ia dëmtuar njërin teh, tha ushtria amerikane.

Ushtria amerikane më tej shton se pas dëmtimit të helikës së dronit Reaper MQ-9, ai u rrëzua në Detin e Zi.

Videoklipi i publikuar nga Pentagoni nuk tregon ngjarjet para ose pas incidentit të rënies.

Pas incidentit, sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin dhe shefi i shtabit të SHBA-së, gjenerali Mark Milley patën një bisedë telefonike me homologët e tyre rusë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies