Kreu i Vatikanit, Papa Françesku ka shkarkuar priftin 88-vjeçar Fernando Karadima i cili ishte në qendër të një skandali të madh të abuzimit seksual në Kili.
Vatikani përmes një njoftimi në gjuhën spanjolle potencon se ky ishte “një vendim i jashtëzakonshëm për të cilën Papa e mori për të mirën e Kishës”
Karadima u shpall fajtor në hetimin e Vatikanit të viti 2011 për abuzimin e fëmijëve në një preiudhë të gjatë kohore.
Atëherë u urdhërua që të jetojë i tërhequr në lutje dhe pendim, por nuk u shkarkua nga detyra e priftit.
Shtatë peshkopë kilianë dhanë dorëheqje në qershor pas hetimit për mbulimin e krimeve të Karadimas.
Karadima besohet se tani jeton në një azil pleqsh në kryeqytetin e Kilit, Santiago.