Grupi prej 100 personash i luftëtarëve opozitarë sirianë të trajnuar në kuadër të programit “Trajno-Pajis” kanë hyrë në veri të Halepit.
Njoftohet se grupi prej 100 personash i luftëtarëve opozitarë sirianë të cilët kanë marrë pjesë në programin “Trajno-Pajis” për të luftuar kundër DAESH dhe regjimit të Esadit kanë hyrë në veri të Halepit.
Ebu Abbas, një prej komandantëve të frontit të Damaskut, në një deklaratë të bërë vuri në dukje se një grup prej afërsisht 60 personash i frontit të Damaskut të cilët 2 muaj më parë vajtën në Arabinë Saudite për tu trajnuar në programin “Trajno-Pajis” nën udhëheqjen e SHBA-së “pritet që në ditët e ardhshme të përfundojnë trajnimin për përdorimin e armëve të reja në Arabinë Saudite dhe ti bashkohen njësive për të luftuar kundër DAESH”.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e opozitarëve theksohet se edhe një grup tjetër prej 40 personash nga njësitë “Suvar Aratib” janë trajnuar në Turqi në kuadër të programit “Trajno-Pajis”, ku grupi në fjalë do ti bashkohet njësive në veri të Halepit për të parandaluar afrimin e DAESH në qytet.
Mes opozitarëve të cilët po përpiqen të pengojnë organizatën terroriste dhe militantëve të DAESH të cilët që prej disa muajsh po përpiqen të marrin nën kontroll rajonin në veri të Halepit po përjetohen konflikte intensive.
Theksohet se grupi i parë i opozitarëve të moderuar të cilët u trajnuan nga forcat e SHBA dhe të koalicionit për të luftuar kundër organizatës terroriste DAESH, pasi hyri në Siri në muajin korrik ato ranë pre e sulmit të Frontit Nusra dhe mbi 20 prej tyre u kapën nga anëtarët e organizatës së Frontit Nusra.
