Fillimi LajmeGjurmë osmane në Xhaminë Qendrore të Moskës, në inaugurim do të marrë pjesë edhe Erdogan

Gjurmë osmane në Xhaminë Qendrore të Moskës, në inaugurim do të marrë pjesë edhe Erdogan

nga Shekulli Agency

 thumbs_b_c_d95759e693cb3408438e3912826df01b

Dekoracioni i brendshëm i xhamisë së ndërtuar në Moskë nga Departamenti i Çështjeve Fetare të Muslimanëve të Rusisë, është kryer nga Kryesia e Çështjeve Fetare dhe Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë.

 

Xhamia Qendrore e Moskës e cila është ndërtuar me kontributet e Turqisë dhe të Rusisë dhe e cila do të inaugurohet me pjesëmarrjen e Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan është zbukuruar me artin klasik osman.

Dekoracioni i brendshëm i xhamisë së ndërtuar në Moskë nga Departamenti i Çështjeve Fetare të Muslimanëve të Rusisë, është kryer nga Kryesia e Çështjeve Fetare dhe Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë.

Në xhaminë qendrore në Moskë e cila u ndërtua për 7 vite mund të falen përnjëherësh 10 mijë persona. Xhamia ka një hapësirë prej afërsisht 19 mijë metra katrorë, një kupolë me lartësi 46 metra dhe me 22 metra diametër e cila është e mbuluar plotësisht me ar të vendosur mbi pllakat e bakrit. Ndërsa dy minaret e mëdha të xhamisë kanë një lartësi prej 81 metra.

Theksohet gjithashtu se në xhaminë e cila ndodhet në një prej lagjeve qendrore të Moskës në ditët e premte dhe të në ditët e Bajrameve ezani do të këndohet nga minaret ndërsa në kohët e tjera brenda xhamisë.

– Dekorimi i brendshëm, nga Turqia

Afërsisht mbi 100 mjeshtra dhe artizanë nga Turqia kanë punuar për zbukurimet e xhamisë të cilët kanë zgjatur bashkë me projektimin dhe përfundimin e tyre. Gjithashtu edhe të gjitha punimet me kalem nga kati ku falen namazet dhe deri në kube, vendi u hutbesë, mimberi për ligjërata, llampadarët, tapeti me trashësi 20 milimetër prej 6 mijë metër katrorë, dyert kryesore të hyrjeve janë realizuar në Turqi.

Në xhami gjithashtu ndodhen 8 ashensorë dhe brenda saj për ngrohje do të përdoret sistemi me ngrohje nga poshtë.

– Xhamia qendrore e Moskës, projekt  i përbashkët i dy vendeve-

Zv. Kryetrari i parë i Departamentit të Çështjeve Fetare të Muslimanëve të Rusisë, Damir Gizatullin, duke vënë në dukje se kjo xhami është ndërtuar me përpjekjet e përbashkëta të Rusisë dhe të Turqisë tha se: “Gjatë ndërtimit kemi shëtitur shumë xhami në Ankara dhe Stamboll. Ato që kemi vërejtur atje po përhiqemi ti realizojmë edhe këtu”. Gizatullin më tej ka shprehur falënderimet ndaj Turqisë e cila ka kontribuar për ndërtimin e xhamisë nëpërmjet Kryesisë së Çështjeve Fetare.

Ndërsa arkitekti i kompanisë turke e cila ndërtoi xhaminë, Mustfa Çetin Zor ka pohuar se “qoftë e mbarë për botën islame, mendojmë se kemi shprehur një vepër të mirë”.

Zor duke vënë në dukej më tej se që nga viti 2014 e deri tani ata kanë punuar me 450-500 punonjës së bashku, u shpreh se në këtë xhami Dijaneti Turk ka një kontribut të madh ku me këtë kontribut janë arritur shumë gjëra.

Ceremonia e hapjes e xhamisë më të madhe në Moskë do të mbahet më 23 shtator, ku pritet të marrin pjesë Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, Presidenti palestinez, Mahmud Abbas si dhe liderë nga vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies