Fillimi LajmeOperacioni “Kthetra”, ushtria turke neutralizon 6 terroristë në veri të Irakut

Operacioni “Kthetra”, ushtria turke neutralizon 6 terroristë në veri të Irakut

nga Shekulli Agency

Gjashtë terroristë të tjerë janë neutralizuar në kuadër të ofensivës antiterroriste “Kthetra” që Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) e filluan javën e kaluar në rajonin Hakurk në veri të Irakut.

Ministria turke e Mbrojtjes nëpërmjet llogarisë së saj në rrjetin social Twitter njoftoi se ushtria turke ka neutralizuar edhe gjashtë terroristë të tjerë të PKK-së, me çka numri i përgjithshëm i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit më 27 maj ka arritur në 34.

Operacioni antiterrorist në Hakurk në veri të Irakut zhvillohet me pjesëmarrjen e njësive artilerike, avionëve të Forcave Ajrore dhe komandove, me mbështetje edhe të helikopterëve “Atak”.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies