26
Në kuadër të një operacioni kundër organizatës terroriste PKK, ndërmarrë në Şırnak të Turqisë, 2 efektivë të forcave turke të sigurisë kanë mbetur të vrarë.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, thuhet se Xhandarmëria ka nisur një operacion në rajonin Uludere të Shirnakut. Gjatë operacionit është hasur në një grup terrorist.
Si pasojë e hapjes zjarr nga ana e terroristëve, të paktën 2 ushtarë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Ndërkohë theksohet se dy efektivët e sigurisë kanë humbur jetën gjatë ndërhyrjes mjekësore në spitalin e Shirnakut.