I dërguar i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura në një deklaratë me shkrim ka dënuar sulmet ajrore të ndërmarrë nga avionët e ushtrisë siriane në një treg në rajonin Duma të Damaskut në Siri.
I dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan de Mistura, duke dënuar sulmin e regjimit të Asadit në tregun në rajonin Duma ka shprehur “bombardimi i Dumas nga qeveria Siriane është shkatërrues”.
Mistura në një deklaratë me shkrim ka dënuar sulmet ajrore të ndërmarrë nga avionët e ushtrisë siriane në një treg në rajonin Duma të Damaskut në Siri, rajon ky i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve, ku si pasojë humbën jetën 100 persona.
Mistura i cili ka vënë në dukje se lëshimi i bombave pa kriter në rajonet e populluara nga civilët është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ka vlerësuar se “bombardimi i Dumas nga qeveria siriane është shkatërrues. Ndërmarrja e një sulmi nga qeveria në një vend të populluar nga qytetarët e saj civilë në një treg dhe vrasja e afërsisht 100 personave në asnjë situatë nuk është e pranueshme”.
Ai gjithashtu ka theksuar se në të njëjtën mënyrë është e papranueshme që grupet e armatosura opozitare të jenë shkaktarë për mungesën e ujit në Damask.
Si pasojë e një sulmi ajror nga avionët e regjimit të Asadit në një treg në rajonin Duma të Damaskut në Siri humbën jetën 100 persona si dhe u plagosën 500 të tjerë
