Fillimi LajmeOBI do të zhvillojë takim urgjent mbi Palestinën

OBI do të zhvillojë takim urgjent mbi Palestinën

nga Shekulli Agency

Organizata për Bashkëpunim Islam (OBI) ka njoftuar se së shpejti do të thërrasë një takim urgjent në nivelin e kryediplomatëve për të rishqyrtuar deklaratën e fundit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili në një premtim zgjedhor paralajmëroi aneksimin e tokave të pushtuara palestineze.

Sekretari i përgjithshëm i OBI-t, Yousef bin Al-Othaimeen, fuqishëm dënoi qëllimin e Netanyahut për të imponuar sovranitetin e Izraelit mbi territoret palestineze në rast se ai i fiton zgjedhjet e përgjithshme të Izraelit.

“Ky njoftim i rrezikshëm është një agresion tjetër kundër të drejtave të popullit palestinez”, tha Al-Othaimeen.

Ai tha se takimi urgjent që do të thirret së shpejti do të diskutojë masat e mundshme politike dhe ligjore që mund të merren për t’u përballur me agresionin e ri të Izraelit.

Dje, gjatë një tubimi zgjedhor Netanyahu u zotua se nëse i fiton zgjedhjet e përgjithshme të parashikuara për më 17 shtator, ai do të aneksojë pjesë të tokave të pushtuara në Bregun Perëndimor, përfshirë Luginën e Jordanit dhe veriun e Detit të Vdekur.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies