Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot mbajti mbledhjen e 60-të, rendi i ditës së të cilës është thirrja në interpelancë e Kryeministrit i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe te anëtarëve të kabinetit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri Gruevski në pyetjen e deputetit Vlatoko Gjorçev u përgjigj se kriza politike që rezulton në muajt e fundit ka pasur një ndikim në ekonomi. Ai shtoi se janë përpjekur që ky ndikim të jetë sa më i vogël, por në mënyrë të pashmangshme ajo ka ndikuar.
“Disa investitorë kanë vonuar vendimet e tyre edhe pas përfundimit të pjesëve të caktuara. Diku në qershor – korrik, në kohën e bisedimeve për tejkalim të krizës filluan të më informojnë për vendimet e marra për të investuar në Maqedoni. Disa prej tyre ende nuk i kanë miratuar vendimet dhe jemi duke punuar me to, por disa tashmë i kanë miratuar dhe kanë publikuar vendimet në qershor dhe korrik. Kjo duhet të ndodhte në mars dhe në shkurt, por për arsye të situatës ata vendosën të presin për të parë se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar kryeministri Gruevski.
Sipas kryeministrit, vetëm një ose dy prezantime mbi potencialet afariste janë mbajtur që nga fillimi i vitit. Ministrat të obliguar për investime kanë mbajtur takime dhe prezantime, por edhe ata, siç tha kryeministri, “ishin në siklet, sepse kudo së pari duhet të shpjegohet kriza e brendshme dhe pastaj të kalojnë në pjesën ekonomike dhe përfitimet që Maqedonia ofron për investitorët e huaj”.
Gruevski theksoi se përpjektjet më të mëdha u fokusuan që sa më shpejtë të tejkalohet kjo krizë, sepse sipas tij, kjo do të krijojë hapësirë për të tërhequr investitorët dhe për të krijuar më shumë besim në stabilitetin politik në vend. Pavarësisht krizës së shkaktuar në vend, kryeministri tha se kompania amerikane ‘Lear’ tashmë ka njoftuar se në rajonin e Pollogut, së pari me brownfield investimeve në Gostivar, pastaj edhe me greenfield investime në Tetovë pritet të punësojë 3 mijë persona.
“Jemi në atë fazë duke negociuar edhe me disa kompani tjera të rëndësishme. Gjatë muajve të ardhshëm ne presim që të shpallin vendimet e tyre. Disa prej tyre tashmë janë duke ndërtuar. Ata nuk janë vetëm një munësi e shkëlqyer për punësim, por janë edhe një mundësi e mirë për bashkëpunim me kompanitë vendase me të cilat mund të bëhen furnizuesit e tyre”, nënvizoi Gruevski.
Kryeministri poashtu njoftoi se është duke organizuar një takim të madh mes përfaësuesve të kompanive të huaja dhe atyre vendase që kanë potencial për t’u bërë partnerët e tyre, ndërsa këtë vjeshtë, siç informoi ai, është planifikuar një projekt për të bërë përpjekje shtesë mbi lidhshmërinë e kompanive të huaja dhe vendase. Gruevski beson se kompanitë vendase mund të prodhojnë pjesë të caktuara që ata i blejnë nga jashtë nga kompanitë e vendeve tjera.
– Kompanitë në zona zhvillimore teknologjike-industriale realizojnë një të tretën e eksportit të përgjithshëm –
Kryeministri Gruevski njoftoi se kompanitë që janë të stacionuara në zona zhvillimore teknologjike-industriale prodhojnë dhe eksportojnë mallra, vlerë e cila tashmë është reth një e treta e eksportit të përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë. Ai theksoi se për dallim prej vetëm shtatë apo tetë viteve në të gjithë këto vende ku ndodhen zonat kishte kryesisht fusha pa asnjë fabrikë të ndërtuar.
Sipas tij, investimi në Maqeoni është një prej qëllimeve strategjike të Qeverisë, e cila është fuqimisht e përkushtuar me resurse të mëdha njerëzore. “Qeveria bën tentime maksimale që të inkurajojë sa më shumë që është e mundur nga ivestitorët vendas dhe të huaj, që të investojnë në Maqedoni dhe të hapin vende të reja pune. Për këtë është i angazhuar një ekip i madh dhe serioz i personave profesionistë. Qeveria përveç 15 ministrive ka edhe pesë ministra të angazhuar për tërheqje të investitorëve, ndërsa edhe ministri i gjashtë parësor Çavkov krahas marrëdhënieve politike me Turqinë dhe detyrave tjera që i ka, gjithashtu është fuqimisht i përqendruar në tërheqjen e investimeve të huaja”, deklaroi ai.
Në lidhje me gazifikimin, kryeministri Gruevski vuri në dukje se gazpërçuesi ndërtohet mes Kleçovses, Kumanovës dhe Shtipit, gjegjësisht diku tetë kilometra pas Shtipit.
“Gazpërçuesi ndërtohet me shpejtësi. Plani është që të përfundohet në qershor të vitit të ardhshëm. Shpresoj se nuk do të ketë ndonjë ngecje dhe kjo me sukses të përfundojë. Por, veçmë Qeveria punon edhe në realizimin e fazës së dytë. Nëse për këtë mund të themi faza e parë, e dyta është faza e cila shpresoj, bëjmë përpjekje maksimale dhe përgatitje të fillojë diku reth vitit të ri, ndërsa ky është vazhdim i gazpërçuesit nga Shtipi deri në Negotinë. Pastaj nga Negotina deri në Prilep dhe nga Prilepi deri në Manastir, si dhe nga Shkupi deri në Tetovë dhe nga Tetova deri në Gostivar”, tha kryeministri Gruevski në pyetjen e deputetëve, duke njoftuar se janë duke u bërë përpjekje që ndërtimi fizik të fillojë diku reth vitit të ri në vitet e ardhshme deri në një vit e gjysmë të përfundohet tërësisht.
