Fillimi LajmeNew York, policia ndërhyn ndaj grupeve mbështetëse dhe kundërshtare të Trumpit

New York, policia ndërhyn ndaj grupeve mbështetëse dhe kundërshtare të Trumpit

nga Shekulli Agency

Policia e New Yorkut arrestoi një numër të madh protestuesish si rezultat i përleshjeve mes protestuesve në sheshin “Times” të New Yorkut që dëshironin të hapnin pankartë në favor të ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe grupeve kundërshtare.

Në sheshin “Times” u shënuan përplasje në shkallë të gjerë mes mbështetësve të Trumpit që kërkuan të hapin një flamur të madh me mbishkrimin “Trump 2024 shpëto Amerikën” dhe anëtarëve të “Black Lives Matter” (Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen) të cilët kundërshtuan hapjen e këtij flamuri.

Policia e New Yorkut ndërhyri ndaj ngjarjeve duke mos lejuar mbështetësit e Trumpit të hapin flamurin dhe arrestoi shumë persona nga të dy grupet që sulmuan njëri-tjetrin.

Më herët mbështetësit e Trumpit u mblodhën përpara “Trump Plaza” në bulevardin 5 të New Yorkut dhe kërkuan të hapin në bulevard flamurin në duart e tyre me mbishkrimin “Black Lives Matter” të shkruar me bojë të verdhë.

Pasi policia mbylli rrugën, mbështetësit e Trumpit u drejtuan për në sheshin “Times” dhe përgjatë rrugës pati grindje verbale me anëtarët e grupit kundërshtar të “Black Lives Matter”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies