Fillimi LajmeNetanyahu fton në Izrael mbretin maroken

Netanyahu fton në Izrael mbretin maroken

nga Shekulli Agency

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu ka ftuar Mbretin Mohammed VI të Marokut për vizitë në vendin e tij.

Sipas transmetuesit zyrtar izraelit KAN, Netanyahu dhe Mbreti Mohammed VI zhvilluan një bisedë telefonike.

Gjatë bisedës, dy liderët kanë biseduar për marrëveshjen e normalizimit të arritur midis Marokut dhe Izraelit.

Netanyahu ka ftuar mbretin maroken në vendin e tij dhe e ka falënderuar atë për pritjen e delegacionit izraelit dhe amerikan që shkuan në Rabat si pjesë e një vizite zyrtare.

Mbreti i Marokut njoftoi më 10 dhjetor se kontaktet zyrtare bilaterale dhe marrëdhëniet diplomatike me Izraelin do të vendosen “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Zyrtarët izraelitë dhe amerikanë, të udhëhequr nga presidenti i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit Meir Ben-Shabbat dhe këshilltari i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, shkuan në Marok më 22 dhjetor si pjesë e një vizite zyrtare.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies