Fillimi LajmeNënshkruhet marrëveshje për masë të përzgjedhur për punësim në Shkup

Nënshkruhet marrëveshje për masë të përzgjedhur për punësim në Shkup

nga Shekulli Agency

11793279_1463647943957792_913549937_n

Projekti i Binjakëzimit e financon zhvillimin dhe zbatimin e masave aktive në tregun e punës në katër rajone në vend, përveç Shkupit, edhe në Kumanovë, Tetovë dhe Manastir.

 

Në Qendrën për punësim në qytetin e Shkupit u nënshkrua marrëveshje për masë të përzgjedhur për punësim në Shkup. Marrëveshja do të zbatohet nga ana e Qendrës për punësim në qytetin e Shkupit, Oda e zejtarëve të Maqedonisë në kuadër të Projektit të Binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje e Agjencisë për punësim për zbatimin e masava aktive në tregun e punës dhe të shërbimeve”.

Projekti i Binjakëzimit e financon zhvillimin dhe zbatimin e masave aktive në tregun e punës në katër rajone në vend, përveç Shkupit, edhe në Kumanovë, Tetovë dhe Manastir. Çdo masë e përzgjedhur merr mbështetje financiare në vlerë deri në 10 mijë euro.

Udhëheqësja e Qendrës për punësim në qytetin e Shkupit, Slobodanka Aleksovska, njoftoi se mjetet financiare janë të destinuara vetëm për rajonin e Shkupit dhe për të papunësuarit që janë të regjistruar në Qendrën për punësim në qytetin e Shkupit si punëkërkues aktiv.

“Bëhet fjalë për një program që përfshin praktikë, thurje dhe qëndisje e të papunëve, veçanërisht gratë. Kështu që do ti ndihmojmë të arrijnë në një shkallë me njohuri dhe aftësi, ndërsa më vonë të njëjtëve do tu sigorohet vende të reja pune”, tha Aleksovska, si dhe shtoi se stërvitja do të realizohet në një periudhë tremujore dhe do të mundësojë që personat të punësohen, por edhe do të mbështeten në hapjen e bizneseve të tyre.

Nga ana tjetër, këshilltar i Projektit të Binjakëzimit në Shkup, Alex Berger, tha se qëllimi i projektit dhe nënshkrimi i marrëveshjes është avancimi i kapaciteteve të Agjencisë për punësim në Republikën e Maqedonisë.

“Ndoshta shuma prej 10 mijë euro nuk është shumë e madhe, por është e mjaftueshme për të avancuar zhvillimin e rajoneve dhe bashkëpunimin ndërmjet partnerëve social të rajoneve. Ne mund të kontribuojmë në partnerët social për të zhvilluar. Ne mund të kontribuojmë që partnerët social të ndihmojnë në zhvillimin e masave të tilla”, deklaroi këshilltari Alex Berger.

Ndërsa, sipas drejtoreshës ekzekutive të Odës së zejtarëve, Snezhana Denkoska, qëllimi i projektit është për të krijuar një prodhim të ri modern të grave të papuna, të cilat dëshirojnë të mësojnë teknikat dhe aftësitë e thurjes dhe qëndisjes. “Do të punojnë me një stilist me qëllim që të krijojnë një produkt të ri modern që mund të përdoret në kushte bashkëkohore dhe që mund të gjendet në tregun e industrive kreative”, u shpreh ajo.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies