Fillimi LajmeNëndetësja turke TCG Çanakkale viziton Shqipërinë

Nëndetësja turke TCG Çanakkale viziton Shqipërinë

nga Shekulli Agency

Nëndetësja turke “TCG Çanakkale” ka mbërritur në Shqipëri, ndërkohë do të qëndrojë e ankoruar në Portin e Durrësit prej ku do të largohet më 11 mars.

Sipas një njoftimi nga Autoriteti Portual Durrës publikuar në rrjetet sociale, nëndetësja “TCG Çanakkale” e cila ka mbërritur në port më 9 mars, viziton për herë të parë Shqipërinë.

Në njoftim theksohet se vizita treditore e nëndetëses turke, vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.

Sipas të dhënave nga zyra e atasheut ushtarak pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, nëndetësja është 62 metra e gjatë, peshon 1.400 tonë dhe personali i saj përbehet nga 53 persona.

Në vitet e fundit Shqipërinë e kanë vizituar disa nëndetëse turke, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies