Në Prokurorinë e Francës nuk gjenden prova të qarta që tregojnë përfshirjen e Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në vrasjen e 3 pjesëtarëve të organizatës tërrorise PKK. Ndërkohë Porkuroria franceze ka ngritur një tjetrë pistë hetimi, atë të përfshirjes së mundëshme të nacionalistëve radikalë dhe atë të implikimit të mundshëm të “strukturave paralele” në këtë vrasje, raporton Anadolu Agency (AA)
Sakine Cansız, Fidan Doğan dhe Leyla Şaylemez më 9 janar të vitit 2013 u vranë si pasojë e një sulmi me armë në Zyrën Infromative Kurde në Paris. Ndërkohë ndaj Ömer Güney 30 vjeçar, i vetmi i arrestuar dhe i dyshuar për këtë ngjarje rëndon akuza e vrasjes nëbashkëpunim me një organizatë terroriste.
Prokuroria e Parisit pas dy vitesh hetime ka përgatitur akt akuzën ndaj Ömer Güney të cilin e cilëson si të dyshuarin kryesorë. Ajo kërkon që i dyshuari të gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Zedhënësi i Prokurorisë së Parisit, Agnes Thibault-Lecuivre në një vlerësim për gazetarin e AA tha se kanë konstatuar fakte ku mund të thuhet se MIT-i ka ndihmuar Güney-in në vrasjen e 3 pjestarëve të PKK, por nuk ka fakte bindëse .
“Elementët në dispozicionin tonë tregojnë që Güney mund të ketë lëvizuar në emër të MIT-it, por nuk kemi fakte të mjaftueshme për ta vërtetuar këtë” tha Thibault-Lecuivre.
Thibault-Lecuivre tha gjithashtu se të dhënat e mbledhura nuk mjaftojnë për të dalë në një përfundim në procesin në fjalë. “Ne kërkuam nga institucionet e legjislative turke të dhëna mbi takimet e Güney-it në Turqi. Por institucionet atje na refuzuan. Nëse gjatë procesit institucionet turke nuk shkëmbejnë informacion të mjaftueshëm ky proces nuk do të mund të përfundojë” tha ai në vazhdim të fjalës së tij.
– Francezët po hetojnë rolin e “strukturave paralele” në këtë çështje-
Gazeta franceze Le Monde ka publikuar një padi penale në lidhje me rastin në fjalë ditën e djeshme ku shkruhet: “Shumë elementë të çojnë të dyshosh që MIT ka ndërhyrë në përshpejtimin dhe nxitjen e vrasjes. Është vënë re se Ömer Güney ka ndërmarrë një akativitet spiunazhi dhe se ka qenë në kontakt me shumë persona dhe shumë herë në mënyrë të fshehtë. Por nuk është vërtetuar akoma nga hetimet nëse agjentët e MIT-it janë përfshirë zyrtarisht apo jashtë informacionit të institucionit të tyre në këtë ngjarje, si dhe nëse kanë marrë pjesë në këtë ngjarje për të minuar procesin e paqes apo për të prishur imazhin institucinoti ku punonin”.
Le Monde duke u nisur nga përmbajtja e padisë penale në nëntitullin e sa ka tërhequr vëmëndjen mbi “strukturat paralele”. Duke e vlerësuar me një nëntitull mundësinë e “sabotazhit” të procesit të paqes gazeta shkruan: “2 muaj pas ngjarjes më 14 mars të vitit 2014 një uebfaqe interneti turke e sjell përsëri në vëmëndje. Sipas pretendimeve të ueb-faqes një nga dy zërat e panjohur i përket Ömer Kozanlı-s i cili njihet si “imami polic i lëvizjes Gylen”. Fetullah Gylen i cili jeton në mërgim në SHBA fillimisht përkrahu ardhjen e Erdoğanit në pushtet dhe më pas edhe pse shkëputi lidhjet me të vazhdon të jetë shumë aktiv në institucionet shtetërore”.
Ndërkohë vlerësimi i gazetës në lidhje me rastin në fjalë përfundon duke vënë në dukje disa pyetje: “Kush e dha urdhërin për vrasjen e 3 aktivistëve të PKK-së më 9 janar të vitit 2013? Qeveria turke e cila ishte dhe arkitekti i këtij procesi paqeje? Fraksionet e Gylenit që janë infiltruar në MIT apo Partia Nacionaliste Popullore e Turqisë (MHP që dihet me afërsinë me ushtrinë dhe që afër tyre ndihet edhe) Ömer Güney?
– Roli i Shërbimit Informativ gjerman-
Në padinë penale të dërguar nga Prokuroria gjyqësorit thuhet gjithashtu se Güney mund të ketë marrë ndihmë nga një person që është takuar “shumë herë” në Gjermani. Në këtë akt-padi thuhet gjithashtu se Gjermania i ka dhënë leje autoriteteve franceze për operacion ndaj tij, por nuk ka lejuar që të ekstradohet në Francë.
Soren Seelow, një gazetar i Le Monde i cili merret me këtë çështje tha për AA se perosni që ndodhet në Gjermani dhe i cili dyshohet se ka lidhje me Güney mund të jetë një agjent i cili punon me kohë të pjeshme për Inteligjencën gjermane. “Fakti që Policia gjermane fillimisht dha leje për kontorllin dhe një operacion të mundshëm ndaj këtij perosni dhe më pas kundërshtimi për gjykimin e tij në Francë lë të kuptojë që personi në fjalë është me vlerë për Gjermaninë”. thotë gazetari.
Ndërkohë Thibault-Lecuivre në lidhje me pretendimin se Intelegjenca gjermane mund të jetë e dobishme në këtë hetim tha: “Në akt-akuzë flitet për një mundësi të tillë, por nuk është një nga opsionet të cilat konsiderohen primare” tha ai në lidhje me këtë.
Në një tjetër detaj të akt-akuzës thuhet se Güney një ditë para sulmit ka bërë fotografi rreth 300 personash të cilët janë anëtarë të Zyrës Informative Kurde në Paris dhe i ka dërguar ato një burimi jashtë vendit. Por Thibault-Lecuivre në lidhje me këtë shprehet se nuk mund të komentojnë në lidhje me këtë ndërkohë që vazhdon procesi gjyqësor.
Ndërkohë prania e një pike në akt-akuzë e cila cilëson edhe mundësinë e një përfshirjeje të mundshme të një Shërbimi Intelegjnt në një operacion apo sulm të kryer në territorin frqancez është një rast i parë i kësa natyre në gjyqësorin e vendit.
Nga ana tjetër Policia Gjyqësore e Francës duhet ti kthejë një përgjigje Prokurorisë brenda dy muajve.
– MIT kishte deklaruar që nuk ka gisht në këtë ngjarje-
Në lidhje me pretendimet se MIT ka gisht në vrasjen e 3 aktivistëve të PKK në Paris Inteligjenca turke në një deklaratë me shkrim kishte përgënjështruar këtë pretendim.
Në deklaratën me shkrim të MIT thuhet se “MIT në mënyrë kategorike nuk ka lidhje me këtë ngjarje”. Publikimet e fundit synojnë të dëmtojnë rolin e Institucionit tonë në lidhje me procesin e paqes si dhe nxjerrjen në pah të personelit që merren drejtpërdrejt me këtë proces dhe pengimin e punës së tyre
