Fillimi LajmeNë sulmin e separatistëve pro-rusë në Donbas humb jetën një ushtar ukrainas

Në sulmin e separatistëve pro-rusë në Donbas humb jetën një ushtar ukrainas

nga Shekulli Agency

Një ushtar ukrainas ka humbur jetën si rezultat i zjarrit të hapur nga separatistët pro-rusë në rajonin Donbas në lindje të Ukrainës.

Në një deklaratë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës thuhet se separatistët pro-rusë që nga mesnata e deri në orën 07:00 sipas kohës lokale kanë shkelur 5 herë armëpushimin.

Më tej thuhet se si pasojë e zjarrit të hapur nga separatistët në rajonet Peski dhe Vodyanoye të Donbasit ka humbur jetën një ushtar ukrainas.

Tensionet në kufirin Ukrainë-Rusi

Shefi i Shtabit të Ukrainës, Ruslan Khomchak, në një fjalim të mbajtur në Parlament më 30 mars deklaroi se Rusia me arsyetimin e stërvitjes ka kryer transferime ushtarake në afërsi të kufijve të Ukrainës.

Lidhur me zgjidhjen e krizës në rajonin Donbas, Grupi i Kontaktit Trepalësh i përbërë nga Rusia, Ukraina dhe OSBE-ja mori vendimin për një armëpushim gjithëpërfshirës që nga 27 korriku 2020.

Në konfliktet që vazhdojnë që nga viti 2014 mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve pro-rusë të cilët kanë shpallur në rajon të ashtuquajturën pavarësi, kanë humbur jetën mbi 13 mijë persona.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies