Grevën e urisë e kanë filluar edhe 200 të burgosur të tjerë palestinezë për të protestuar kundër kushteve të këqija në burgjet izraelite.
Sipas një deklarate të bërë nga Komiteti për Shtyp për ndjekjen e grevës së urisë të të burgosurve palestinezë, bëhet e ditur se edhe 200 të burgosur të tjerë palestinezë në burgje të ndryshme të Izraelit kanë vendosur të nisin grevën e urisë.
Në deklaratë thuhet se 200 të burgosur në burgjet izraelite Nefha, Rimon dhe Ishil kanë marrë vendimin të marrin pjesë në grevën e urisë pasi administrata e burgjeve të Izraelit nuk është përgjigjur në kërkesat e të burgosurve palestinezë.
Greva e urisë në ditën e 35-të
Ndër të tjera bëhet e ditur se më shumë se 1.500 të burgosur palestinezë ndodhen në ditën e 35-të të grevës së urisë të cilën e nisën më 17 prill për “përmirësimin e kushteve për të burgosurit si dhe që Izraeli t’u japë fund arrestimeve dhe shkeljeve të të drejtave” dhe me thirrjen nga Mervan Bergusi i cili ndodhet prej 15 vitesh i burgosur dhe i cili është një prej simboleve të rezistencës palestineze.
Të burgosurit palesntinezë me këtë përpiqen që të “ushtrohet presion mbi qeverinë e Tel Avivit dhe zëri i tyre të dëgjohet”. Ndaj kësaj greve krahas Hamasit dhe lëvizjes Xhihadi Islamik mbështetje japin edhe të gjitha lëvizjet e tjera palestineze.
Sipas raportit të përgatitur nga institucionet, përfshirë edhe Shoqatën e të Burgosurve Palestinezë, theksohet se në burgjet izraelite ndodhen afërsisht 7 mijë plaestinezë nga të cilët 481 në Jerusalemin Lindor ku 57 prej tyre janë gra dhe 300 fëmijë.