Fillimi LajmeMolliqaj: VV do të vazhdojë ta kundërshtojë Asociacionin

Molliqaj: VV do të vazhdojë ta kundërshtojë Asociacionin

nga Shekulli Agency

sh-Dardan-Molliqaj

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka konfirmuar se gjatë aksionit të sotëm të VV-së janë arrestuar tre aktivistë të kësaj lëvizjeje.

Ai, në një konferencë për shtyp, ka thënë se do të vazhdojnë me aksione që do ta kundërshtojnë krijimin e “Zajednicës”, sepse ajo e Bosnjizon Kosovën dhe e defunksionalizon shtetin, raporton Telegrafi.

Mollliqaj përmendi edhe bisedimet ne Bruksel, ku tha sa krerët e shtetit, me arritjen e marrëveshjeve, po bëjnë veprime në shërbim të Serbisë dhe në dëm të Kosovës.

Ai e ka kundërshtuar edhe arritjen e marrëveshjes për Telekomunikacionin, duke thënë se me këtë marrëveshje Serbia do ta ketë operatorin e saj mobil në Kosovë, kurse për Kosovën duhet të aplikojë Austria.

Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar të dhunshëm aksionin e sotëm të policisë, për t’i parandaluar aktivistët e kësaj partie t’i afroheshin shtëpisë së kryeministrit Mustafa në Prapashticë. Molliqaj ka kërkuar nga policia e Kosovës që të përmbahet në aplikimin e forcës ndaj aktivistëve të VV-së.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies