Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, ka thërritur sot Ambasadorin e Zvicrës në Ankara, Walter Haffner, për të kërkuar sqarime mbi mitingun e organizuar në Bern, ku ka patur edhe një pankartë kundër Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Burimet nga ministria thonë se Ambasadori është thërritur për të sqaruar mbi mitingun e organizuar nga militantë të organizatës terroriste PKK në Bern ku treguan si shënjestër Presidentin e Turqisë, Erdoğan. Ata thanë se Ambasadori është thërritur sot për shkak se ditën e djeshme ishte jashtë Ankarasë.
Nënsekretari i MPJ-së së Turqisë, Kaan Esener, thuhet se është takuar rreth orës 15:00 me Ambasadorin Haffner dhe se i ka përcjellë atij shqetësimet për çështjen në fjalë.
Burimet thanë gjithashtu se Esener i ka kërkuar Ambasadorit që të veprojnë me shpejtësi duke vënë përpara përgjegjësisë ata të cilët kanë bërë këtë veprim. Ai i ka thënë Ambasadorit se presin që ngjarje të tjera të mos përsëriten dhe të merren masa për një gjë të tillë.
Ditën e djeshme për shkak se Ambasadori i Zvicrës në Ankara nuk ndodhej në këtë qytet, në vend të tij është thërritur në MPJ, zëvendësi i tij. Ndërsa atij ishte thënë se Turqia proteston këtë veprim kundër Presidentit të vendit, Erdoğan.