Fillimi LajmeMiratohet demarkacioni me Malin e Zi. A po humb tokë Kosova!?

Miratohet demarkacioni me Malin e Zi. A po humb tokë Kosova!?

nga Shekulli Agency

Qeveria-kosove

Në mbledhjen e së mërkurës së Qeverisë së Kosovës po trajtohet edhe çështja e demarkacionit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Meha ka kundërshtuar pretendimet që thonë se Kosova do të humbasë territor nga kjo marrëveshje, njofton Klan Kosova.

“Asnjë milimetër e territorit të Kosovës nuk do të tjetërsohet nga demarkacioni me Malin e Zi”.

Nga ana tjetër, zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka thënë se “demarkacioni po bëhet sipas Kushtetutës së vitit 1974 dhe Pakos së Ahtisaarit”.

Qeveria ka ftuar presidenten Jahjaga që të autorizojë ministrin e Punëve të Brendshme që të nënshkruajë Marrëveshjen Finale me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare, pra Qeveria e Kosovës ka miratuar raportin e Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi.

Në këtë mbledhje po ashtu është miratuar edhe Koncept Dokumenti për Investimet e Jashtme.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies