Fillimi LajmeMinistrit grek të Mbrojtjes nuk i lejohet të afrohet në Kardak

Ministrit grek të Mbrojtjes nuk i lejohet të afrohet në Kardak

nga Shekulli Agency

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë bëri të ditur se nuk i ka lejuar ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos që të vendos kurorë lulesh në rajonin e Kardak të Detit Egje me një anije luftarake, transmeton (AA).

Në një njoftim me shkrim nga MPB e Turqisë thuhet se Ekipet e sigurisë bregdetare të Turqisë nuk kanë lejuar që ministri grek të afrohet në Kardak.

Në deklaratë thuhet se delegacioni grek pas paralajmërimit të bërë është larguar nga ujërat territoriale turke pa shkaktuar ndonjë tension.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies