Fillimi LajmeMinistri i Mbrojtjes Akar: Turqia do të kërkojë alternativa nëse F-35 dështon

Ministri i Mbrojtjes Akar: Turqia do të kërkojë alternativa nëse F-35 dështon

nga Shekulli Agency

Turqia deklaroi se do të kërkonte alternativë për avionë luftarakë nëse nuk mund të marrin F-35 për ndonjë arsye.

“Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se Turqia do të duhet të kërkojë alternativa nëse avionët F-35 nuk mund të blihen për ndonjë arsye”, tha ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar në një intervistë për Al Jazeera.

Blerja e Turqisë e sistemit të avancuar të mbrojtjes ajrore ruse S-400 ka bërë që administrata amerikane të pezullojë Turqinë nga programi luftarak i përbashkët i gjeneratës së pestë F-35 në korrik.

SHBA pretendon se sistemi mund të përdoret nga Rusia për të marrë detaje të fshehta dhe të klasifikuara nga avioni dhe se ai është në mospajtueshmëri me sistemet e NATO-s.

Megjithatë, Turqia kundërshton duke thënë se S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbënte një kërcënim për aleancën.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies