Fillimi LajmeMinistri i Jashtëm turk diskuton djegien e Kuranit me homologun saudit

Ministri i Jashtëm turk diskuton djegien e Kuranit me homologun saudit

nga Shekulli Agency

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, diskutoi nëpërmjet telefonit me homologun e tij saudit Faisal bin Farhan Al-Saud një sërë çështjesh, duke përfshirë djegien e kopjes së Kuranit në Suedi këtë javë.

Ministria e Jashtme turke në një deklaratë tha se dy ministrat biseduan për përgatitjet për seancën e jashtëzakonshme të komitetit ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) për të diskutuar pasojat e provokimit. Takimi do të mbahet në Xhide të dielën.

Ministrat folën edhe për nevojën e luftimit të islamofobisë dhe çështjet e bashkëpunimit rajonal.

E gjitha bota islame ka reaguar ashpër që kur një person i identifikuar si Salwan Momika dogji një kopje të librit të shenjtë musliman nën mbrojtjen e policisë përpara një xhamie në Stokholm të mërkurën.

Provokimi ndodhi në ditën parë të Kurban Bajramit, një nga festat kryesore fetare islame të festuar nga muslimanët në mbarë botën.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies