Fillimi LajmeMinistri gjerman Seehofer: Islami nuk i përket këtij vendi

Ministri gjerman Seehofer: Islami nuk i përket këtij vendi

nga Shekulli Agency

Ministri i Brendshëm, Ndërtimit dhe Atdheut të Gjermanisë, Horst Seehofer tha se Islami nuk i përket Gjermanisë.

Seehofer në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, ka thënë se vendi i tij është formur gjatë krishterimit.

Ai tha se kjo reflektohet përmes të dielës si ditë jo-pune, pastaj festa fetare të krishtera, si rituali i Pashkëve dhe Krishtlindjet.

“Islami nuk i përket Gjermanisë”, tha Seehofer, duke shtuar se Gjermanisë i përkasin muslimanët që jetojnë në këtë vend.

Ai kujtoi se 12 vite më parë u inicua Konferenca Islamike e Gjermanisë, e cila mbledh përfaqësuesit e komuniteteve muslimane dhe zyrtarëve gjermanë.

“Konferenca Islamike është shumë e rëndësishme për ne. Ne duhet të ulemi me përfaqësues të organizatave muslimane, të kërkojmë dialog, nëse është e nevojshme edhe të përhapim atë. Mendoj se muslimanët nuk duhet të jenë për apo kundër nesh, por ata duhet të jetojnë me ne. Për të arritur këtë nevojitet mirëkuptim i ndërsjellë. Kjo mund të arrihet duke biseduar”, tha ai.

Ish-presidenti gjerman Christian Wulff në vitin 2010 pati deklaruar se Islami i përket Gjermanisë. Kancelarja gjermane Angela Merkel gjithashtu në vitin 2015 tha se pajtohet me këtë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies