Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, tha se gjendja në Siri është duke u përmirësuar.
Në njoftimin nga mbretëria, thuhet se mbreti Abdullah është takuar me gazetarët në kryeqytetin Aman.
Në takim mes tjerash është trajtuar çështja ekonomike në vend, ndërsa gjithashtu foli edhe për rihapjen e kalimit kufitar Cabir-Nasib mes Jordanisë dhe Sirisë në muajin tetor.
Ai tha se pas rihapjes së kalimit kufitar marrëdhëniet tregtare kanë rifilluar.
“Shpresojmë që gjërat të kthehen në gjendjen e vjetër. Gjendja në Siri po përmirësohet. Shpresojmë që Siria të jetë shumë më mirë”, u shpreh mbreti Abdullah.