Fillimi LajmeMbi 250 mijë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Mbi 250 mijë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

nga Shekulli Agency

Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë ka shkuar në mbi 250 mijë.

Gjithsej 253.597 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Kinë, ku 76.964 njerëz e kanë mposhtur virusin.

Pas Kinës, shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në Spanjë (38.080), Gjermani (26.400), Itali (20.996), Iran (19.736), Francë (15.438) dhe SHBA (14.828).

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies