Fillimi LajmeMbi 130,000 migrantë largohen nga Turqia për në Evropë

Mbi 130,000 migrantë largohen nga Turqia për në Evropë

nga Shekulli Agency

Numri i migrantëve që largohen nga Turqia për të kaluar në Greqi përmes kufirit të saj veriperëndimor Edirne, të martën arriti në 130,469, bëri të ditur ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu në Twitter.

Duke thënë se Evropa e theu premtimin e saj për të ndihmuar migrantët në Turqi, si dhe për të ndihmuar Turqinë të frenojë valët e mëtejshme të migrantëve, zyrtarët turq njoftuan më herët se nuk do të angazhohen më për të ndaluar migrantët e parregullt për të arritur në Evropë.

Ky vendim u mor pasi 34 ushtarë turq u martirizuan nga forca e regjimit në provincën veri-perëndimore siriane të Idlib, më 27 shkurt.

Që atëherë, mijëra migrantë të parregullt janë mbledhur në Edirne për të kaluar rrugën e tyre në Evropë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies