Fillimi LajmeMbështetësit e organizatës terroriste PKK dhe armenët protestë së bashku në Paris

Mbështetësit e organizatës terroriste PKK dhe armenët protestë së bashku në Paris

nga Shekulli Agency

Mbështetësit e organizatës terroriste PKK dhe armenët në kryeqytetin Paris të Francës zhvilluan së bashku protestë kundër Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Armenët që jetojnë në Francë u mblodhën para ambasadës së Azerbajxhanit në Paris dhe protestuan ndaj të drejtës për vetëmbrojtje të Azerbajxhanit kundër sulmeve të Armenisë.

Gjithashtu edhe mbështetësit e organizatës terroriste PKK iu bashkuan protestave duke mbajtur në duar flamuj të Armenisë dhe copa lecke të organizatës.

Dy grupet shpeshherë brohoritën me slogane kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Protestuesit i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjnë kundër Azerbajxhanit dhe Turqisë.

Në protestën ku u morën masa të gjera sigurie, policia franceze paralajmëroi disa protestues që shkaktuan trazira.

Ndërsa në anën tjetër tërhoqën vëmendje pankartat në ambasadën e Azerbajxhanit me mbishkrimet “Karabaku është i Azerbajxhanit”, “Armenia të ndalë sulmet”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies