Shërbimi për komunikimin me mediat i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ka konfirmuar autenticitetin e dokumentit që tregon se me vendim të Qeverisë VMRO-BDI, i ka ndarë nga 5000 euro në muaj Johan Tarçullovskit, i dënuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës.
Nga Qeveria për TV SHENJA, thonë se në periudhën në vazhdim do të dalin me informata shtesë për këtë rast.
Ndryshe, mediat publikuan sot dokumentin që tregon se gjatë vitit 2011, me vendim të Qeverisë Ahmeti-Gruevski, nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë janë ndarë nga 5000 euro në muaj për Tarçullovskin, apo në total 60 mijë euro në vit.
/SHENJA/