Fillimi PolitikëKatalonjës sot i skadon afati për t’u deklaruar rreth pavarësisë

Katalonjës sot i skadon afati për t’u deklaruar rreth pavarësisë

nga Shekulli Agency

Udhëheqësit të qeverisë rajonale në Katalonjë, Carles Puigdemont sot i skadon afati për të sqaruar nëse ka shpallur ose jo pavarësinë e këtij rajoni spanjoll.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy i ka dhënë afat presidentit të Katalonjës deri të enjten në ora 10 sipas kohës lokale që të prononcohet nëse ka shpallur pavarësinë e Katalonjës.

Qeveria në Madrid ka kërcënuar se do të marrë hapa të paprecedent me të cilat do të marrë kontrollin e pjesshëm ose të plotë mbi rajonin gjysmë-autonom, nëse Puigdemont vazhdon rrugën e tij drejt shkëputjes.

Një reagim i tillë nga qeveria qendrore ka gjasa të shkaktojë shpërthimin e pakënaqësisë në Katalonjë, por burime nga qeveria katalonjase paralajmërojnë se Puigdemont zyrtarisht do të shpallë pavarësinë e rajonit, nëse Spanja fillon procesin e pezullimit të autonomisë.

Pas referendumit të 1 tetorit, kreu katalonjas nënshkroi deklaratën e pavarësisë, por më vonë pezulloi zbatimin e saj duke kërkuar dialog me Madridin zyrtar, ka transmetuar BBC.

Qeveria e Katalonjës ka deklaruar se mbi 90 për qind e njerëzve që votuan në referendum, u përcaktuan për shkëputje nga Spanja, ndërsa qeveria qendrore në Madrid referendumin e shpalli jokushtetues. Dalja në referendum ishte 43 për qind.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies