Fillimi LajmeAktvendimi për Ratko Mladiçin më 22 nëntor

Aktvendimi për Ratko Mladiçin më 22 nëntor

nga Shekulli Agency

Aktvendimi për komandantin e Ushtrisë së Republikës Sëpska, Ratko Mladiç, do të shqiptohet më 22 nëntor të këtij viti, bëri të ditur Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë.

Shqiptimi i aktvendimit është caktuar për të mërkurën, më 22 nëntor të vitit 2017, në ora 10 të mëngjesit në seancën gjyqësore 1 të Tribunalit.

Ratko Mladiç ka qenë komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska. Para Tribunalit akuzohet për krimet më të rënda të luftës, përfshirë edhe gjenocidin në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies