Fillimi LajmeMaqedoni, Prokuroria jep detaje nga aksioni i djeshëm policor

Maqedoni, Prokuroria jep detaje nga aksioni i djeshëm policor

nga Shekulli Agency

Në lidhje me aksionin e djeshëm policor, Prokuroria Publike ka kërkuar shqiptimin e masës së paraburgimit për pesë persona dhe masën e paraburgimit shtëpiak për një person, njofton SHENJA.

Aksioni policor kishte për qëllim shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me tregtimin e lëndëve narkotike, ndërsa janë ngritur kallëzime penale kundër tetë personave nga Haraçina, Prilepi dhe Manastiri.

“Personat janë akuzuar për veprën penale ‘prodhim të paligjshëm dhe shitjen e lëndëve narkotike’, ndërsa njëri nga të dyshuarit është akuzuar edhe për veprën penale ‘pastrim të parave’”, qëndron në komunikatën e Prokurorisë Publike.

Në kumtesë theksohet se dy prej të dyshuarve nuk ishin të kapshëm për organet policore. Grupi merrej me shitjen e llojeve të ndryshme të drogës në të gjithë vendin.

/SHENJA/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies