Fillimi LajmeMaqedoni e Veriut, ministri Spasovski pozitiv ndaj COVID-19

Maqedoni e Veriut, ministri Spasovski pozitiv ndaj COVID-19

nga Shekulli Agency

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, bëri të ditur se është pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton (AA).

“Të nderuar, do të doja t’ju informojë se edhe përkundër respektimit të rrreptë të masave të cilat i ndërmarr për mbrojtjen time personale dhe të njerëzve rreth meje që nga fillimi i pandemisë, mora rezultat pozitiv ndaj COVID-19. Pasqyrën klinike e kam të mirë, me simptoma të buta dhe tashmë jam në vetëizolim shtëpiak. Ruajuni”, shkroi ministri Spasovski mbrëmë në rrjetet sociale.

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 247 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me këtë virus është ngjitur në 27.199, të vdekur janë 15 persona, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus në vend është rritur në 934.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 7.317.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies