Fillimi LajmeMaqedoni e Veriut, kreu i BFI-së rezulton pozitiv në testin COVID-19

Maqedoni e Veriut, kreu i BFI-së rezulton pozitiv në testin COVID-19

nga Shekulli Agency

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu, ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit të ri (COVID-19).

Pasi rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, Fetahu në rrjetet sociale apeloi që të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen rekomandimeve të organeve kompetente.

“Momentalisht, gjithçka është normale pa ndonjë simptomë problematike. U qëndroj preciz rekomandimeve mjekësore dhe jam në kurim shtëpiak”, shkroi Fetahu.

Fetahu po ashtu uroi besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Deri më tani, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 10.503 raste të konfirmuara me koronavirus, prej të cilëve 5.931 janë shëruar dhe 476 kanë vdekur. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend aktualisht është 4.096.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies