Fillimi LajmeMacron: Nuk kam mundur të pengoj rritjen e të djathtës ekstreme në vend

Macron: Nuk kam mundur të pengoj rritjen e të djathtës ekstreme në vend

nga Shekulli Agency

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se nuk ka mundur të pengojë rritjen e të djathtës ekstreme në 5 vitet e fundit vend.

Në një deklaratë për radion “France Inter”, Macron theksoi se ka shumë probleme në shoqëri në lidhje me mjedisin, gjeopolitikën dhe median sociale dhe se ato krijojnë frikë.

Sipas tij, e djathta ekstreme luan me këtë frikë. Macron tha se në 5 vitet e fundit nuk është shmangur nga problemet lidhur me të djathtën ekstreme, por që nuk ka mundur të pengojë rritjen e saj.

Ai potencoi se mund të gjendet një zgjidhje reale ndaj problemeve të votuesve të ekstremit të djathtë dhe se njerëzit e prirur drejt ekstremit duhet të binden.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies