Fillimi LajmeKosovë, policia arreston tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje

Kosovë, policia arreston tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje

nga Shekulli Agency

Policia e Kosovës sot arrestoi tre deputetët e partisë opozitare Lëvizja Vetëvendosje (LVV) para Kuvendit të Kosovës të cilët kishin ardhur për të marrë pjesë në vazhdimin e seancës parlamentare e cila ishte ndërprerë dje.

Policia arrestoi deputetët e LVV-së Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi në bazë të urdhrit të gjykatës për shkak të mungesës së tyre në seancën gjyqësore, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotësjellës në Kuvend.

Kryetar i Vetëvendosjes, Visar Imeri para Kuvendit deklaroi se “deputetët e partisë së tij u arrestuan në mënyrë brutale nga Policia e Kosovës para se të hynin në seancën e Kuvendit të Kosovës”.

Deputetët e LVV-së reaguan për të penguar arrestimin e kolegëve të tyre. Pas reagimit të disa deputetëve LVV-së, policia ka përdorur sprej për t’i shpërndarë ata.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies