Fillimi LajmeKosovarja Uta Ibrahimi pushton malin Everest

Kosovarja Uta Ibrahimi pushton malin Everest

nga Shekulli Agency

Alpinistja Uta Ibrahimi nga Kosova ka pushtuar malin Everest dhe në këtë mënyrë është bërë kosovarja e parë që është ngjitur në majën më të lartë të botës.

“Jam shumë e lumtur që solla flamurin kosovar-shqiptar në maje të botës, si femra e parë shqiptare! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkroi Ibrahimi në profilin e saj në Facebook.

Uta Ibrahimi vitin e kaluar pushtoi edhe malin Blanc (4.808 metra) maja më e lartë në Evropë dhe Emler (3.700 metra) në Turqi.

Në dhjetor të vitit të kaluar qëndroi në Himalaje, rajon që shtrihet në pesë vende: Butan, Indi, Nepal, Kinë dhe Pakistan.

Gjatë udhëtimit të saj njëmujor në Nepal, si pjesë e projektit “Gratë shqiptare në Himalaje” Ibrahimi pushtoi disa nga majat më të larta Yalung peak (5.700 metra), Nurbu peak (5.800) dhe majën Ramdung (5.925).

Qëllimi i këtyre udhëtimeve ishte adaptimi mbi kushtet malore dhe përgatitja për malin Everest. Mediat kosovare transmetojnë se majën më të lartë në botë më 22 maj e pushtuan edhe aplinisti Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula, po ashtu nga Kosova.

Bëhet fjalë për ekspeditën e parë të një klubi alpin kosovar, të cilin financiarisht e mbështeti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe disa sponsorë privat. Përgatitjet për pushtimin e malit Everest, zgjatën dy muaj.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies