Fillimi LajmeKoreja e Veriut planifikon masa sulmuese dhe intensifikon përgatitjet për luftë

Koreja e Veriut planifikon masa sulmuese dhe intensifikon përgatitjet për luftë

nga Shekulli Agency

Sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA) në takimin e Komisionit Ushtarak të Partisë Punës së Koresë të kryesuar nga Kim, u shqyrtua përgatitja e ushtrisë për luftë dhe planet e sulmit “kundër armiqve”.

Pas bisedimeve për rritjen e njësive kufitare, kryerjen e stërvitjeve luftarake të vërteta dhe zhvillimin e armëve dhe strategjive të reja, Kim urdhëroi ushtrinë për finalizimin e planeve të saj luftarake dhe nënshkroi një dekret lidhur me “zbatimin e masave të rëndësishme ushtarake”.

“Ushtria duhet të posedojë armë më të fuqishme sulmuese dhe t’i pozicionojë menjëherë këto armë”, tha Kim i cili dha urdhër për prodhimin në shkallë të gjerë të armëve dhe sistemeve të ndryshme.

Në pamjet e publikuara nga KCNA thuhet se Kim gjatë takimit tregoi mbi hartën e Gadishullit Korean disa pika në kryeqytetin koreanojugor Seul dhe përreth tij të cilat strehojnë gjysmë e popullsisë së Koresë së Jugut dhe në të cilat ndodhet qendra e ushtrisë.

Paralajmërimet e fundit të Kim vijnë pasi SHBA-ja muajin e kaluar dërgoi një nëndetëse me energji bërthamore në Korenë e Jugut për herë të parë që nga viti 1981.

Në vazhdën e rritjes së tensioneve në javët e fundit, Pheniani ka kryer lëshime testuese të raketave ndërsa Koreja e Jugut zhvilloi stërvitje të përbashkëta ushtarake me SHBA-në dhe Japoninë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies