Fillimi LajmeKomuna italiane i jep shtetësi nderi “liderit terrorist” të PKK-së

Komuna italiane i jep shtetësi nderi “liderit terrorist” të PKK-së

nga Shekulli Agency

Turqia sot dënoi vendimin e komunës Fossalto të Italisë për dhënien e shtetësisë së nderit liderit terrorist Abdullah Ocalan.

Ministria e Jashtme turke përmes një deklarate theksoi se dhënia e shtetësisë së nderit për liderin terrorist të PKK-së ishte një ngjarje e pahijshme që injoron krimet që ai bëri kundër njerëzimit.

Ministria e cilësoi vendimin një veprim të marrë për të legjitimuar PKK-në, e cila tashmë është e radhitur në listë si organizatë terroriste në BE, si dhe udhëheqësi i saj.

“Kjo është plotësisht në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit”, thuhet në deklaratë.

Ocalan është përgjegjës për vrasjen e mbi 40 mijë njerëzve të pafajshëm dhe ka një histori të gjatë kriminale në trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore, pastrim parash, rrëmbim fëmijësh dhe krime të tjera të organizuara.

Ankaraja tha se pret bashkëpunimin e Romës në luftën kundër organizatës terroriste.

Terroristët e PKK-së shpesh përdorin veriun e Irakut për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA si dhe nga BE-ja ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies