Fillimi LajmeKomitët nuk ndalen, përgjakin edhe dy shqiptarë të tjerë (FOTO)

Komitët nuk ndalen, përgjakin edhe dy shqiptarë të tjerë (FOTO)

nga Shekulli Agency

11830766_10205760719555349_50630356_n2 shqiptarë nga fshati Batincë i Shkupit, kanë qenë viktimë e huliganëve “Komitë”, të cilët të revoltuar pas ndeshjes e cila përfundoi me barazim mes Shkupit dhe Vardarit, nuk i kanë kursyer as gratë.

Siç mëson Shenja, 10 prej të rrahurve janë gra, të cilat me familjet e tyre në momentin e sulmit, kanë qenë në sheshin “Maqedonia”.

Personi i cili e ka pësuar më rëndë nga dhuna e tepruar e huliganëve, është Burhan Ismaili, nga fshati Batincë, si dhe kushëriri i tij 14 vjeçarë.

Huliganët maqedonas fillimisht i kanë provokuar me fjalë fyese dhe duke iu thënë se ky (Sheshi Maqedonia) nuk është vend i shqiptarëve, dhe pastaj edhe u janë vërsulur fizikisht. SHENJA mëson se të lënduarit janë drejtuar në Emergjencë ku edhe i janë nënshtruar kujdesit të mjekëve.

-2

-2

-2

-2

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies