Fillimi LajmeKishat në Gjermani humbin anëtarë

Kishat në Gjermani humbin anëtarë

nga Shekulli Agency

Vitin e kaluar në Gjermani, 436.000 persona kanë dhënë dorëheqje nga anëtarësimi në kisha.

Konferanca e Peshkopëve të Gjermanisë njoftoi se vitin e kaluar nga Kisha Katolike janë larguar 216.000 persona. Gjithashtu edhe Kisha Protestante e Gjermanisë deklaroi se në të njëjtën periudhë 220.000 persona kanë braktisur kishën.

Në Gjermani gjenden 23 milionë katolikë dhe 21 milionë protestantë.

Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës së Peshkopëve, Hans Langendörfe theksoi se situata është shqetësuese.

Ndërsa Heinrich Bedford-Strohm, kryetari i bordit të kishës protestante tha se edhe largimi i një anëtari shkakton dhimbje tek to.

Theksohet se ndarjet nga kishat kohëve të fundit bëhen për shkak të rritjes së rasteve të abuzimit, mos ndëshkimi adekuat i personave në fjalë, detyrimi për të paguar taksë për kishën dhe shkaqe tjera personale.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies