Fillimi LajmeKISHA ORTODOKSE SERBE KËRKON NDIHMËN E VATIKANIT PËR KOSOVËN

KISHA ORTODOKSE SERBE KËRKON NDIHMËN E VATIKANIT PËR KOSOVËN

nga Shekulli Agency

UNESCO

Kisha ortodokse serbe (KOS) do t’i përgjigjet ftesës së ministrit serb të Punëve të jashtme Ivica Daçiq dhe do të bashkohet luftës diplomatike për pengimin e pranimit eventual të Kosovës në UNESCO, duke kërkuar përkrahje nga “motrat ortodokse në botë, por edhe nga Vatikani”.

Kështu ka thënë zyrtari i KOS-it ipeshkvi i Baçkës, Irinej për gazetën “Politika” të Beogradit, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se Daçiq me të drejtë e ka kuptuar “qëllimin dinak të përvetësimit ë trashëgimisë kulturore e të shenjtë ortodokse “me hyrjen eventuale të Kosovës në UNESCO”.

“Mendoj se Qeveria serbe në bisedime me UNESCO-n duhet të inkuadrojë edhe përfaqësues të Kishës ortodokse, Akademisë së shkencave, Amën serbe (Matica srpska), diasporën e edhe të tjerë”, ka thënë Irinej.

Ivica Daçiq në fund të korrikut kishte ftuar KOS-n, ASHAS-in që t’i u bashkohen organeve shtetërore në përpjekjet për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.

Kosova, gjatë majti korrik, përmes UNMIK-ut, ka bërë kërkesë për anëtarësim në UNESCO.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies