Fillimi LajmeKinë, shembet hoteli që përdorej si karantinë për të prekurit nga koronavirusi

Kinë, shembet hoteli që përdorej si karantinë për të prekurit nga koronavirusi

nga Shekulli Agency

Një hotel në jug të Kinës që shërbente për t’i vendosur në karantinë njerëzit e infektuar me koronavirusin COVID-19, është shembur.

Siç shkruan South China Morning Post, bëhet fjalë për një hotel pesëkatësh në qytetin Quanzhou të provincës Fujian.

Ende ngelet i panjohur shkaku i shembjes së hotelit, në të cilin gjendeshin 70 persona.

Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar një shpërthim para se ndërtesa të shembej.

Ekipet e shpëtimit deri më tani kanë shpëtuar 28 persona, ndërsa aktivitetet e shpëtimit janë duke vazhduar.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies