Fillimi LajmeKina: Askush nuk dëshiron të shohë shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore

Kina: Askush nuk dëshiron të shohë shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore

nga Shekulli Agency

Kina të martën tha se askush nuk dëshiron që konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës të kthehet në Luftë të Tretë Botërore.

“Askush nuk dëshiron të shohë shpërthimin e një lufte të tretë botërore”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin kur u pyet në lidhje me komentet e ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov mbi “një kërcënim real të Luftës së Tretë Botërore”.

“Shpresojmë që palët përkatëse të mund të qëndrojnë gjakftohtë dhe të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të parandalojnë përshkallëzimin e tensioneve, të arrijnë paqen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të shmangin shkaktimin e një çmimi më të rëndë në Evropë dhe në botë”, tha Wang.

“Në rrethanat aktuale, të gjitha palët, para së gjithash, duhet të mbështesin dialogun dhe negociatat për të parandaluar zgjerimin dhe zgjatjen e konflikteve”, kërkoi ai.

“Në të njëjtën kohë, duhet të reflektojmë se përse Evropa është kapur sërish në konfliktin gjeopolitik më shumë se 30 vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, se si të ndërtohet një arkitekturë e sigurisë evropiane e balancuar, efektive dhe e qëndrueshme dhe si të forcohet sistemi global i qeverisjes së sigurisë”, shtoi ai.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, të paktën 2.729 civilë e kanë humbur jetën dhe 3.111 janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia nisi luftën kundër fqinjit të saj më 24 shkurt, me shifra aktuale që besohet të jenë shumë më të larta.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies