Fillimi LajmeKFOR-i turk ofron ndihma për familjet në nevojë në Kosovë

KFOR-i turk ofron ndihma për familjet në nevojë në Kosovë

nga Shekulli Agency

Kryesia e delegacionit turk që vepron në kuadër të Misionit të Forcave Paqeruajtëse të Kosovës (KFOR), ka shpërndarë pako ushqimore për 500 familje në nevojë në mbarë Kosovën, raporton (AA).

KFOR-i Turk në kuadër të aktiviteteve të Ramazanit si dhe Bajramit të Madh, ka shpërndarë 80 pako ushqimore në komunat e Skenderajt dhe Hanit të Elezit.

Imami i Xhamisë së Hanit të Elezit, Nusret Shiti, duke folur në aktivitetin e shpërndarjes së ndihmave, tha se Turqia me vite me institucionet e saj ka ndihmuar Kosovës.

“Edhe gjatë muajit të Ramazanit ka ndihmuar shumë herë. Mirëpo edhe sivjet nuk na kanë harruar, ngase ne jemi një popull i cili nevojat tona janë të shumta, por sadopak ndihma e tyre e zbut nevojën qytetarët kanë”, tha Shiti duke falënderuar për përkrahjen.​​​​​​​

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies