Fillimi LajmeKelmendi: O Ramush Haradinaj, qytetarët po vdesin nga mungesa e barnave, e ti për përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut i shpenzon 550 mijë euro

Kelmendi: O Ramush Haradinaj, qytetarët po vdesin nga mungesa e barnave, e ti për përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut i shpenzon 550 mijë euro

nga Shekulli Agency

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka akuzuar kryeministrin Haradinaj se ka shpenzuar shuma të mëdha parash për përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qytetarët po vdesin nga mungesa e barnave, e ti Haradinaj për përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut i shpenzon 550 mijë euro.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Gëzim Kelmendit:

Gëzim Kelmendi: O Ramush Haradinaj, qytetarët po vdesin nga mungesa e barnave, e ti për përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut i shpenzon 550 mijë euro

Ditë më parë Qeveria e Republikës së Kosovës morri vendim që të i ndaj nga buxheti i Kosovës 550 mijë euro me rastin e përvjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Prej tyre 250 mijë euro në restaurimin e kishës  dhe 250 mijë tjera  për muze dhe veprën e Marin Barletit.

Në situatën ekonomike në të cilën ndodhet Kosova, ky vendim i qeverisë është vendim i turpshëm dhe skandaloz.

Mos të harron qeveria se mbi 50 ish-ushtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje përshkak gjendjes së rëndë ekonomike.

Shumë qytetarë  po vdesin nga mungesa e barnave dhe  pamundësia shërimit jashtë vendit.

Në spitalet e Kosovës mungojnë insulinat dhe barnat e esenciale.

Ndërsa qeveria në krye me Ramush Haradinajn pa fije turpi keqpërdorin  paratë e qytetarëve të Kosovës.

Gëzim Kelmendi

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies