Ka filluar procesi i transferimit në Turqi për trajtim të mëtejshëm të katër pacientëve që ditë më parë pësuan djegie në qytetin e Ferizajt.
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, i cili prej afër ndjek procesin, në deklaratën për AA tha se shpresojnë që të plagosurit e rëndë gjendja e të cilëve është serioze të kthehen në Kosovës pas trajtimeve të tyre në mënyrë të shëndetshme.
“Falënderojmë popullin e Turqisë dhe qeverinë e saj që kanë intervenuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më të shpejtë për të dalë në ndihmë të qytetarëve tanë dhe pacientëve për të shëruar, në pamundësi të trajtimit të rëndë të cilët ata janë dëmtuar nga ekspoldimi i cili ka ndodhur në qytetin e Ferizajit”, tha ai.
Ndërsa ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar, u shpreh se mes ministrive të Shëndetësisë së Turqisë dhe Kovës ka një marrëdhënie gjithëpërfshirëse.
Sakar uroi shërim të shpejtë të plagosurve në shpërthim. “Ne menjëherë përcjellëm kërkesën për ndihmë të bërë dje në ambasadën tonë tek autoritetet tona. Po ndiej kënaqësi që sonte jemi duke dërguar 4 pacientë në Turqi. Edhe sot arritëm që të tregojmë solidaritetin tonë me miqtë kosovarë”, u shpreh ambasadori.
Në qytetin e Ferizajt, më shumë se 40 persona u plagosën më 5 janar në shpërthimin e një bombole gazi në një restorant, nga të cilët 14 persona me djegie prej 35 deri 50 për qind u transferuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Të lënduarit janë të moshës midis 25 dhe 45 vjeç.
