Fillimi LajmeKanda, policia arreston të dyshuarin për vrasje me thikë gjatë Halloween-it në Quebec

Kanda, policia arreston të dyshuarin për vrasje me thikë gjatë Halloween-it në Quebec

nga Shekulli Agency

Policia në Quebec City sot arrestoi një burrë nën dyshimet për vrasjen e dy personave me thikë dhe plagosjen e pesë të tjerëve gjatë Halloween-it.

Një i ri në mes të të 20-ave thuhet se u arrestua në lidhje me sulmet e natës së Halloween-it dhe u dërgua në spital.

Policia paralajmëroi më parë banorët të qëndronin në shtëpitë e tyre teksa ata përpiqeshin të kapnin një burrë të veshur me rroba mesjetare dhe të armatosur me thikë i cili la “disa viktima”.

Zëdhënësi Etienne Doyon tha se policia u njoftua për herë të parë për sulmin pranë Asamblesë Kombëtare pak para orës 22:30, sipas kohës lokale.

Pesë nga të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa zëdhënësi tha se ata nuk janë në rrezik jete. Motivi i sulmit nuk është përcaktuar ende.

Carlos Godoy, i cili jeton në zonë, tha se njësitë e policisë kontrolluan oborrin e tij ndërsa kërkonin të dyshuarin.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies